Politikë

PD, kallëzim penal për projektin e Unazës së Re.

Partia Demokratike bëri kallëzim penal për projektin e Unazës së Re. Depozitimi në Prokurori u bë nga ish deputeti Klevis Balliu i cili tha se  duhet të nisin menjëherë hetimet për çështjen dhe të pezullohen punimet në zonë. Sipas tij projekti i Unazës së Re synon vetëm vjedhjen dhe kjo aferë korruptive është e faktuar nga opozita.