Aktualitet

Përfshihet nga flakët zona e Çardhakut në Korçë, terreni i thyer pengon zjarrfikësit

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore në Çardhak të Devollit. Burime bëjnë me dije se në këtë zonë janë nisur disa forca zjarrfikëse por për shkak të terrenit malor është mjaft e vështirë ndërhyrja e tyre. Mësohet se deri tani është djegur një sipërfaqe më bimësi të ulët rreth 2 hektarë ndërsa flakët vazhdojnë të jenë aktive për shkak të erës. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.