Bota

Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një faze të re

Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një faze të re pasi pasditen e sotme anija sizmografike turke Oruc Reis ka hyrë në skajin lindor të raftit kontinental grek duke ardhur nga rafti kontinental Qipriot. Sipas mediave greke ajo shoqërohet me katër anije luftarake turke. Përballë saj kanë shkuar menjëherë tre luftanije greke, ndërsa një pjesë tjetër e Flotës detare të Greqisë është përhapur në këtë rajon detar. Anijet greke po u kërkojnë anijeve turke që të lënë territorin e tyre.