Aktualitet

Plagosi me armë të riun, policia në kërkim të 43-vjeçarit

Policia e Kuçovës është vënë në kërkim të një 43-vjeçari, pasi plagosi me armë një tjetër person. Pas një konflikti për motive të dobëta një 43 vjeçar, ka plagosur me armë zjarri në këmbë një 32 vjeçar. I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.