Aktualitet

Policia e Shtetit me Policinë Greke finalizon operacionin antidroge

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare të Igumenicës dhe Antidrogës çoi në arrestimin në flagrancë të transportuesit të 76 kg kanabis, një 24 vjeçar nga Saranda. Ngarkesa me kanabis u kap nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek. Policia arrestoi në Athinë edhe pritësin e lëndës narkotike, një 35 vjeçar nga Delvina. Vijojnë hetimet për zbulimin e plotë të rrjetit të narko-trafikut.