Aktualitet

Policia kontrolle me drager e radar, kapen pilotët e “Ferrit” me shpejtësi deri 178 km/h

E kthyer në rutinë tashmë, Policia po vazhdon kontrollet me radar në akset kryesore të vendit me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në 5 orë vëzhgimi në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan-Tiranë, u pezulluan 47 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara deri në 178 km/orë dhe alkool gjatë drejtimit të automjeteve. 10 persona u arrestuan “për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, në gjendje të dehur dhe të papajisur me leje drejtimi.

Ndërkaq, moszbatimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesi i makinës, i kushtoi jetën një 63 vjeçari në Durrës. Viktima po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një automjet që udhëtonte me shpejtësi të madhe. Aksidenti ndodhi në lagjen 14, të Shkozetit.