Bota

Pompeo: Mos i besoni askujt se Perëndimi po dështon!

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi Rusinë për minimin e demokracive në Evropë dhe dezinformim, ndërsa Kinën për fushatë të shantazhit në mënyrë që të fitojë ndikimin në botë. Pompeo u bëri thirrje vendeve evropiane të mbrojnë parimet e demokracisë dhe të kujdesen më shumë për sovranitetin e tyre. Komentet i bëri gjatë një adresimi në parlamentin e Çekisë, në kuadër të një vizite dyditore në këtë vend.