Aktualitet

Presidenti Meta i gatshëm të ndryshojë 13 Tetorin si datë për zgjedhjet vendore

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha sot se është i gatshëm të ndryshojë 13 Tetorin për zgjedhjet vendore, veçse jo para 17 e 18 Tetorit, kur BE-ja jep vendimin për hapjen ose jo të negociatave. “Nëse i ka dalë ters në filxhan, i premtoj se mund t’i ndryshojmë një datë, por jo përpara 17-18 tetorit. E pres me  padurim zotin Rama, t’i japim zgjidhje çështjes”, – deklaroi Meta. Sipas tij: “Nëse para 17-18 Tetorit nuk arrijnë të organizojnë zgjedhje gjithëpërfshirëse ose të gjejnë formulën për zgjidhjen e krizës, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm”. Kreu i shtetit theksoi se: “Kur të vijë 19 Tetori, shqiptarët nuk duan të dëgjojnë justifikimet e askujt”.