Politikë

Presidenti Meta propozon Petraq Milon në krye të KLSH-së

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vendosi t’i propozojë Kuvendit, Petraq Milon, si kandidat për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Meta vlerëson se “ai është personalitet me eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave e të ekonomisë në tërësi, po ashtu me kontribut të spikatur në drejtimin e institucioneve financiare, fiskale e bankare në Kosovë”. Gjithashtu, kreu i shtetit thekson se “Përvoja e tij akademike, brenda dhe jashtë vendit, si edhe bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme financiare botërore dhe të Bashkimit Europian, janë një faktor i rëndësishëm për këtë zgjedhje”. Presidenti Meta do t’ja dërgojë brenda ditës së sotme propozimin e tij Kuvendit, me besimin e plotë se do ta shqyrtojë këtë kandidaturë brenda këtij sesioni parlamentar, që KLSH të funksionojë në mënyrë plotësisht kushtetuese e ligjore.