Politikë

Propozimi i Hajdarit për listat e hapura/ Gjiknuri: I gatshëm për diskutime

Partia Socialiste i kthen përgjigje Rudina Hajdarit mbi propozimin e saj lidhur me hapjen e listave, që deputet të dalë ai që merr më shumë vota. Në një letër që mban firmën e Damian Gjiknurit shprehet gatishmëria për të diskutuar rreth propozimeve, me synim arritjen e një produkti me konsensus. Nga përfaqësuesit e tjerë të Këshillit Politik, ku bën pjesë dhe Opozita joparlamentare, Gjiknuri kërkon të sjellin propozime alternative. Sipas tij, në rast se deri në afatin e fundit nga PD-LSI nuk do të ketë një propozim konkret, atëherë në Komisionin e Ligjeve do të mbeten për t’u diskutuar vetëm aktualet, të socialistëve e Opozitës parlamentare.