Aktualitet

Protesta e nesërme e opozitës, 1500 policë në gatishmëri

Një ditë para protestës së opozitës mësohet se 1500 efektivë policie do të jenë në gatishmëri, mes tyre edhe policë civilë. Mësohet se opozita ka kërkuar rreth 5 orë leje për të protestuar, duke filluar nga ora 19:00. Sipas njoftimit të dhënë në polici do të jetë një protestë marshim në të gjitha rrugët e kryeqytetit, ndërsa nga policia e Tiranës kemi mësuar se PD-së i është kthyer përgjigja që të paktën protestuesit të qëndrojnë në bulevardin kryesor.