Politikë

Punësimi, Basha ironizon Ramën: A ka njeri që ja vë më veshin këtij?!

Reagon Kreu i Partisë Demokratike pas deklaratës së kreut të Qeverisë për programin e nxitjes së punësimit për ata që humbën vendin e punës gjatë periudhës së pandemisë. Në rrjete sociale, Lulzim Basha ironizon me fjalët: “Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?”. Më herët në një takim me Ministren e Financave, Rama deklaroi se paketat e ndihmës për bizneset dhe paga e luftës gjatë mbylljes kanë funksionuar.