Aktualitet

Punimet në Vorë–Rinas–Fushë-Krujë, ARRSH: Ja si do të bëhet kalimi!

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se në kuadër të rehabilitimit të disa rrugëve, duke nisur nga sot do të ketë bllokim të aksit rrugor Vorë-Kthesa Rinas-Fushë Krujë. ARRSH njofton gjithashtu se kamionet që udhëtojnë nga Shkodra e Lezha ne segmentin Milot – Fushë Krujë në drejtim të Tiranës, duhet të ndjekin aksin në drejtim të Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet uutostradës.