Politikë

Opinioni i “Venecias”, Rama e Basha replikojnë me lexime të ndryshme

Publikimi i opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias mbi Shqipërinë ka shkaktuar reagimet e para të Kryeministrit dhe Opozitës. Në një status në rrjetet sociale, Rama shënjestron Bashën. “Eh Artist, s’më vjen mirë për ty,po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë”, – shkruan Kryeministri.   

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur pretendimeve të Edi Ramës për vettingun në politikë. Me një postim në Twitter, Basha shkruan se asgjë nuk e shpëton ‘hajdutin psiqik’: “Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!,” shkruan Basha.