Politikë

Rama në Ukrahinë si kreu i Presidencës së rradhës së OSBE-së

Me një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, kryeministri Rama nisi sot vizitën në Kiev, në cilësinë e kreut të Presidencës së OSBE-së. Në rrjetet sociale, Rama postoi një video të këtij takimi me kryediplomatin Vadym Prystaiko. Në axhendën e shefit të Qeverisë përfshihen dhe bisedime me presidentin Zelensky, kryeparlamentarin Razumkov e kryeministrin Honcharuk. Në fokus të diskutimeve është zgjidhja e konfliktit në lindje të Ukrainës ku separatistët pro-rusë luftojnë me forcat qeveritare ukrainase.