Sport

Rënia nga superliga, tifozët e Vllaznisë protestë para Bashkisë

Tifozët e Vllaznisë shprehën revoltën e tyre përmes protestës para Bashkisë Shkodër për rënien e ekipit të futbollit nga Superliga. Veç pankartave dhe thirrjeve kunder Kryebashkiakes Voltana Ademi, protestuesit qëlluan me vezë e letra higjenike drejt godinës së Bashkisë. Gjithashtu, nuk mungoi hedhja e tymuesve.