Bota

Rritja globale në rrezik, FMN jep paralajmërimin

Ekonomia globale po ngadalësohet në ritmet më të dobëta të saj që nga kriza financiare globale ndërkohë që lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës ka cënuar besimin e bizneseve dhe investitorëve. FMN paralajmëroi se performanca globale kërcënohet nga rreziqe dhe i kërkoi politikëbërësve të punojnë për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet tregtare. Me një ngadalësim të sinkronizuar dhe rimëkëmbje të pasigurt, rritja globale mbetet e brishtë.