Showbiz

Selena Gomez së shpejti me linjën e saj të kozmetikës

Ajo është aktore dhe këngëtare por mesa duket do të ndjekë hapat e kolegeve të saj në industri për t’u bërë edhe sipërmarrëse.

Selena Gomez është në bisedime për të kthyer emrin e saj në një markë kozmetike që do të ofrojë jo pak produkte. Bashkëpunimi i saj me “Puma” rreth dy vite më parë i dha këngëtares jo pak por plot 30 milionë dollarë fitime dhe duket se ajo është gati të nisë një biznes të pavarur.

Një ndër përfaqësuesit e 27-vjeçares ka rrëfyer se Selena do të krijojë një linjë të vetën kozmetike që përfshin parfume, produkte grimi, produkte për lëkurën dhe flokët, sapunë, hidratues të ndryshëm dhe vajra esencialë.

Edhe pse ajo do të ketë mjaft konkurrencë në treg me Kylie Jenner, Kim Kardashian dhe Rihanna, kjo nuk do ta ndalojë bukuroshen të bëjë dëshirën e saj realitet.