Bota

SHBA blen 100 milionë doza të vaksinës anti-covid

Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshje me vlerë 1.5 miliardë dollarë me kompaninë “Moderna”, për furnizim me 100 milionë doza të vaksinës eksperimentale kundër koronavirusit. Akordi u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë dhe synimi është që të ketë shpërndarje të saj deri në fund të vitit. “Moderna”, aktualisht po kryen fazën e tretë të testimeve klinike.