Aktualitet

Shirat shkaktojnë rrëshqitje gurësh në Kaninë, plagoset një nga punonjësit e bypass-it të Vlorës

Rrebeshet e shiut kanë shkaktuar të plagosur në Kaninë të Vlorës. Mësohet se nga rënia e gurëve të mëdhenj është dëmtuar një lokal, për pasojë janë dëmtuar lehtë disa persona. Gjithashtu nga rrëshqitjet e dherave është plagosur edhe një punonjës i by-pasit të Vlorës. Ndërkaq reshjet e dendura sollën probleme duke shkaktuar edhe përmbytje të rrugëve edhe në Durrës, Lushnje, Lezhë e Konispol.