Aktualitet

Shpejtësi deri në 183 km/h, ndëshkohen disa drejtues automjetesh

Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle me radarë, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë. Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 35 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shkelje të ndryshme. Gjithashtu janë proceduar penalisht 9 drejtues motomjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se gjatë kontrolleve janë konstatuar shpejtësi deri në 183 km/h në kulmin e trafikut në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur mbikalimi i Gërdecit.