Aktualitet

Shoqata e Bashkive depoziton dy kerkesa në Gjykatën Kushtetuese

Sipas këshillës së ndërkombëtarëve, opozita ankimon zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk funksionon për shkak të Vetting-ut, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, ku bëjnë pjesë të djathtët, iu drejtua sot për ligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit. Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi e dorëzoi kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve pa dekret të Presidentit dhe po ashtu edhe me regjistrimin e Bindjes Demokratike jashtë afatit. Shoqata kërkon shpalljen antikushtetuese të lokaleve të 30 qershorit.