Lifestyle

Shpërndarësi 89 vjeçar i picave merr 12 mijë euro bakshish

Një shpërndarësi picash 89 vjeçar  amerikan iu shpërblye mundi. Së fundmi një klient i dha 12 mijë dollarë bakshish. Derlin Newey nuk po u besonte syve, thotë CNN, kur familja Valdez trokiti në derën e shtëpisë së tij në Utah për t’i dhënë paratë.

Shoferi i moshuar nuk i mbajti dot lotët. Ai shpërndan pizza për Papa John’s për rreth 30 orë në javë. Newey e nisi këtë punë kur e pa se nuk ia dilte dot vetëm me pension.

89 vjeçar së fundmi po kthehet edhe në fenomen të tik-tokut.