Aktualitet

Siguria në burgje, Arta Marku i ngarkon detyrën Donika Prelës

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku firmos zbatimin e ligjit për sigurinë në burgje. Lidhur me këtë çështje Marku ngarkoi drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela deri në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Udhëzimi i firmosur për zbatimin e kufizimeve në burgje për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë, bëhet për ata të dënuar që dyshohet se kanë kryer aktivitet kriminal edhe brenda qelive të burgut.