Politikë

Soreca publikon përfundimet e KE: BE në solidaritet me Shqipërinë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca shkruan sot se “Unioni qëndron solidar me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. “Përfundimet e Këshillit Europian të 12 Dhjetorit 2019: “BE-ja qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Europian mirëpret njoftimin e Brukselit zyrtar për të ofruar ndihmë humanitare e për të organizuar një konferencë të donatorëve”, – thekson diplomati. Konferenca e donatorëve do të zhvillohet në Janar.