Sport

Tajfuni “Hagibis” tremb edhe Formula 1

Pasi shkaktoi anulimin e 2 ndeshjeve në Botërorin e Rugby, tajfuni “Hagibis” që pritet të godasë Japoninë tremb edhe Botërorin e Formula 1. Këtë fundjavë është në program zhvillimi i garës së radhës së këtij kampionati në pistën e Suzukës që është 300 km në lindje të Tokios. Mbërritja e tajfunit në brigjet japoneze mund të shkaktojë shtyrjen e provave kualifikuese të së shtunës për t’u zhvilluar në mëngjesin e së dielës përpara garës.