Aktualitet

Të hënën, funksionale linjat e autobusëve në Tiranë, gjobë kush s’zbaton masat anti-covid

Të hënën nisin nga puna urbanët e linjave brenda Tiranës. Vendimi u mor pak çaste më parë pas dakordësisë mes Bashkisë së Kryeqytetit dhe shoqatës së Transportit Publik Qytetas. Paraprakisht ka pasur marrëveshje që gjobat për moszbatimin e masave anti-covid të jenë për pasagjerët dhe jo për fatorinot apo shoferët. Gjithashtu urbanët do të dezinfektohen në mënyrë periodike. Nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës së udhëtimit.