Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri brenda një lokali pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 minuta në lagjen ‘Kushtrimi’. Të plagosurit janë dërguar në spital. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet. Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik dhe frikë te personat e tjerë që ndodheshin në lokal.