Aktualitet

Tejkaloi kompetencat me aktet ndaj Vllaznisë, Këshilli Bashkiak padit Voltana Ademin

Këshilli Bashkiak në Shkodër ka paditur kryebashkiaken Voltana Ademi për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia. Vendimet e bëra nga Këshilli Bashkiak për Vllazninë, i janë vënë në dispozicion Voltana Ademit, por kjo e fundit i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore.

Referuar faqes QKB rezulton se nga ana e administratorit të K.F Vllaznia janë depozituar për regjistrim akte të nënshkruara nga ana e Voltana Ademit dhe jo akte të nënshkruara nga Këshilli Bashkiak. Kështu Këshilli Bashkiak pretendon se Voltana Ademi me veprimet e saj ka tejkaluar kompetencat e dhëna me ligj duke mos dorëzuar në QKB aktet e ligjshme të miratuara në mbledhjen e datës 29.05.2020.