Aktualitet Rajoni

Tërhiqet Athina: Momentalisht kufiri kalohet pa tampon, lehtësohet lëvizja

Qeveria greke pak çaste më parë është tërhequr nga vendimi i saj për kryerjen e tamponëve për çdo person që kalon kufirin nga Kakavija apo Kapshtica. Autoritetet në Athinë vendosën që të qarkullohet lirisht në kufi, për të lehtësuar radhët e gjata që prej 3 ditësh janë bërë kilometrike në pjesën shqiptare të doganës. Ndërkaq në vijim pritet që lëvizja në doganën e Kakavijës të jetë 24 orëshe dhe jo e kufizuar në orarët 6:00-22 siç ka qenë deri më sot.