Aktualitet

Tërmeti, lejet për rindërtimin e banesave brenda 5 ditëve

Pas bllokimit të lejeve të ndërtimit në qarqet e prekura nga tërmeti, duke pranuar aplikime vetëm për rindërtim, qeveria ka miratuar sot edhe procedurën e përshpejtuar. Në vendim theksohet se bashkitë vendosin me procedurë të përshpejtuar brenda 5 ditëve për pajisjen me leje ndërtimi, për ndërtimin, riparimin apo restaurimin e objekteve të dëmtuara, si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile.