#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Dea Mishel: “I kam bërë make-up të dashurit”

Dea Mishel është artistja e make-up që erdhi në studion e #thuajemepepsi e cila dha disa këshilla shumë të vlefshme për vajzat por edhe djemtë mbi trajtimin e lëkurës.

Bukuroshja ka treguar se gjithmonë ka qenë e dhënë pas artit të grimit dhe produkteve të tij megjithëse krahas punës si ‘make-up artist’ dhe ‘beauty editor’ vazhdon studimet për arkitekturë.

Ajo fillimisht ka hyrë në industrinë e bukurisë vite më parë kur u punësua si grimiere në një kompani ku dëshira për ta zhvilluar si profesion i’u shtua më shumë.

Me shumë humor ajo ka treguar se kur vëllai i saj ishte 2-vjeç pëlqente ta lyente sepse kjo gjë e argëtonte pa masë. Tashmë që i ka perfeksionuar teknikat e saj vendosi që këtë gjë ta bëjë edhe me të dashurin.

Shpeshherë ajo lë shenja grimi tek bluza e të dashurit të saj, një detaj që irriton shumicën e meshkujve, ndërkohë që ai i Deas nuk e ka aspak problem. Siç mund ta keni parë në Instagramin e saj ata janë një çift shumë i lidhur me njëri-tjetrin dhe ndodh që Dea t’i bëjë pak grim për të fshehur ndonjë problem në fytyrë apo thjeshtë si një mënyrë për t’u argëtuar.