Rajoni

Thyen urdhrin për të mbyllur bizneset, policia greke arreston 45 persona, midis tyre 12 shqiptarë

Si pasojë e përhapjes të shpejtë të koronavirusit nëpër botë, masa të shumta janë marrë për parandalimin e tij. Mesa duket në Greqi, pavarësisht urdhrave të prera nga qeveria, disa pronar të bizneseve kanë dalë kundra. Policia greke ka arrestuar 45 persona, mes të cilëve 12 janë shqiptarë, pronar të bizneseve, të cilët kanë thyer urdhrin e kryeministrit Micotaqis për të mbyllur bizneset, në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e Covid-19.