Top Awards: Ja kush është ngjitur më shumë këtë javë…

Sa i përket kreut të “The Top List” , ai nuk ka ndryshuar krahasuar me javën e kaluar. Gjithashtu këngët që renditen deri në vendin e 7-të, nuk kanë pësuar asnjë ulje apo ngritje nga java e kaluar por pjesa tjetër e klasifikimit është përballuar me ndryshime edhe pse jo shumë të mëdha.

Kënga që është ngjitur me më shumë pozicione nga java e kaluar është “Ni Milion Rrugë” e Unikkatil. Kjo këngë, e cila u shpall kënga më e dëgjuar e vitit 2018-të, është ngjitur me 36 pozicione nga java e kaluar. Falë mbështetjes së madhe nga ana e fansave, ky projekt muzikor është pozicionuar në vendin e 9-të për këtë javë, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listë edhe pse ka 38 javë në klasifikimin e “Top Awards”.

Kida, një ndër artistet më të suksesshmë të tregut muzikor shqiptar, vazhdon të ketë vëmendjen e publikut për çdo projekt muzikor që ajo publikon. Por edhe pse bashkëpunimi i saj me Feron, “Harroj” dhe “Anderr” janë dy këngë që janë publikuar kohë më parë përkatësisht në tetorin e vitit 2017-të dhe marsin e 2017-të, ato vazhdojnë ende të votohen dhe dëgjohen nga publiku shqiptar. Votat e publikut i kanë ngjitur këto këngë me nga 15 pozicione secila, duke u ngjitur sa më në majë të listës.

Fero, nga ana tjetër ka korrur një tjetër sukses këtë javë me bashkëpunimin e tij me Rinën, “Ska konkurenc”. Ndërkohë që ka 39 javë që është pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, ajo gjendet në pozicionin e 51-të, duk eu ngjitur me 15 pozicione nga java e kaluar.

Capital T është një tjetër artist, këngët e të cilit shndërrohen në hite që në momentin e parë të publikimit. Ndërkohë që këtë javë është futur në listë me projektin e tij më të ri muzikor, “Filma”, fansat ende kërcejnë dhe shijojnë “Pse po ma lun lojen”, e cila këtë javë është ngjitur me 19 pozicione.