Bota

Treni del nga shinat dhe bie në greminë, 3 viktima në Skoci

Një tren pasagjeresh ka dalë nga shinat dhe ka përfunduar në një greminë në Skoci, duke lënë të paktën 3 viktima. Treni që sipas autoriteteve ishte i përberë nga një lokomotivë dhe katër vagonë, mësohet të jetë nisur rreth orës 6.30 të mëngjesit nga Aberdeen në drejtim të Glasgow. Sipas ekspertëve shkaku është rrëshqitja e terrenit nga përmbytjet dhe shiu i furishëm i ditëve të fundit në atë vend.