Aktualitet

U arrestuan pas tërmetit, burg për 7 nga 31 të ndaluarit

Gjykata Penale e Tiranës dha masën e sigurisë për të arrestuarit pas tërmetit të 26 nentorit. 7 prej të ndaluarve janë lënë në arrest me burg, 11 me detyrim me paraqitje ndërsa 12 në arrest shtëpie. Prokurorët renditën një sërë shkeljesh të zbuluara në pallatet e dëmtuara nga tërmeti, të cilat rëndojnë mbi zyrtarë e ndërtues, që nga mungesa e dokumentacionit për studimin sizmik të zonës së ndërtimeve, aktet e kolaudimit, dhe aktet e kontrolleve në faza të ndryshme të ndërtimeve.