Bota

UFO në qiellin e Irlandës?!

Pilotë të ndryshëm në hapësirën ajrore të Irlandës kanë bërë raportime për të paktën një objekt fluturues, shumë të shndritshëm, pothuaje në të njëjtën zonë. Për disa minuta, komunikimet e radiove të pilotëve me kontrollin e trafikut ajror u përqendrua te këto njoftime misterioze. Raportimi fliste për një shpejtësi astronomike, ndoshta Mak 2”. Shumica e avionëve për udhëtarë fluturojnë me shpejtësi Mak 0.6. Hetuesit thonë që gjasat janë që të kenë qenë meteorë.