Aktualitet

Universiteti, nis raundi i dytë i aplikimeve për maturantët

Sot nisi raundi i dytë i aplikimeve ku maturantët do të kenë sërish mundësi të plotësojnë formularin A3 me 10 preferenca. Më shumë 7 mijë maturantë nga 15 mijë që u regjistruan në fakultete të ndryshme gjatë raundit të parë janë ekselentë. Në raundin e dytë i cili zgjat deri me 21 shtator pritet të aplikojnë rreth 9000 të rinj.