Politikë

Ursula von der Leyen: Ballkani Perëndimor, një prej prioriteteve të Presidencës sime

Ballkani Perëndimor do të jetë mes prioriteteve të Presidencës së Ursula von der Leyen-it në krye të Komisionit Europian. Këtë e konfirmoi vetë zyrtarja e lartë pas prezantimit të përfaqësuesve të rinj të Ekzekutivit të BE-së. Hungarezi László Trócsányi zëvendëson Johannes Hahn-in si Eurokomisioner për Zgjerimin. “Shpresoj që Ballkani Perëndimor të jetë sa më shpejt afër Unionit”, – deklaroi von der Leyen, duke shtuar se “Rajoni është shumë i rëndësishëm për BE-në”.