Bota

Vaksina e Covid-19, KE do blejë deri në 400 milionë doza!

Komisioni Evropian ka pranuar të blejë deri në 400 milionë doza të një vaksine të ardhshme nga gjiganti farmaceutik britanik, AstraZeneca. Në një deklaratë, Komisioni tha se do t’i përvetësojë dozat në emër të 27 vendeve anëtare të unionit. Ndër të tjera, thuhet se vendimi për të mbështetur vaksinën e AstraZeneca-s është bazuar në “një qasje të shëndoshë shkencore, shpejtësinë dhe koston dhe kapacitetit të shpërndarjes brenda BE-së.