Aktualitet

Vlorë/ Prokuroria bllokon tragetin me mbetje të rrezikshme kimike të ardhura nga Italia

Pas kapjes së ngarkesës me mbetje të rrezikshme në Port, Prokuroria e Vlorës  vendosi sot bllokimin e tragetit të linjës Brindizi-Vlorë. Në mjetin lundrues po kryhen inspektime, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan trageti, një furgon mallrash dhe një sasi me mbetje amianti. 6 persona u prangosën, si të dyshuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”.