Bota

10 tërmete në 24 orë në ishujt spanjollë, banorët dhe turistët në panik!

Banorët dhe turistët në ishujt Kanarie në Spanjë kanë përjetuar momente paniku pasi 10 tërmete kanë goditur vendin gjatë 24 orëve të fundit. Ndonëse me magnitudë të vogël, tërmetet kanë shkaktuar dëme minimale në disa zona, teksa njerëzit i frikësohen idesë së një lëkundje më e fortë mund të pasojë dhe për këtë arsye, shumë prej tyre e kanë kaluar natën jashtë.

Autoritetet lokale kanë vijuar punën gjatë gjithë ditës për të verifikuar dëmet dhe iu kërkojnë banorëve që të shmangin panikun. Lëkundja më e fortë ishte 3.6 Rihter dhe u regjistrua në perëndim të arqipelagut, teksa tërmete më të lehta e pasuan. Ishujt Kanarie ndodhen në mes të pllakave tektonike të Afrikës, Euroazisë dhe Amerikës dhe për këtë arsye janë gjithnjë të ekspozuara ndaj aktiviteteve sizmike.