Showbiz

10 vjetori i ndarjes nga jeta të babait, Beatrix Ramosaj zbulon kujtimet e vyera me të

Ndodh shpesh që këngëtarja bukuroshe Beatrix Ramosaj të ndajë me anë të rrjeteve sociale kujtime me babain e saj të ndjerë duke prekur kështu zemrat e fansave.

Këtë gjë ajo e ka bërë sërish mbrëmjen e kaluar për 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të babait të saj. Në Insta Story, Trixa ka zbuluar një detaj nga fëmijëria mesazhin e veçantë që i la i ati.

Ajo rrëfeu se kur ishte e vogël, babai i saj nisi të ndërtojë për familjen e tyre një shtëpi në Llapshticë. Pas shumë vitesh ajo është rikthyer në atë vend me xhaxhain e saj për të përfunduar shtëpinë dhe aty gjeti kujtimin e babait.

“Kur isha 8 vjeç babai nisi të ndërtonte shtëpinë tonë në Llapashticë. Dhe diku në atë vend, ai na bëri që të shkruajmë diçka, që pas disa vitesh ta shikonim dhe ta kujtonim atë moment përgjithmonë duke qeshur.“ -shkroi këngëtarja.

Beatrixi zbulon atë që pjestarët e familjes së saj kanë shkruar në një copë dërrase të shtëpisë. Bie në sy që babi ka shkruar: “Familja e lumtur, Muhameti, Antigona, Beatrix, Alban. Kujtim kur të plakemi”. Gjë e cila e bën këngëtaren të ndihet e trishtuar, pasi nuk arritën të plaken bashkë.