Bota

21 raste të reja me Covid në vend, shtatë të infektuar të shtruar në spital!

21 persona kanë rezultuar pozitive me Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë nga 517 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 14 raste janë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Korçë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Skrapar.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,678 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 21 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 517

Testime totale 2,037,782
Raste pozitive 333,421
Raste të shëruara 329,678
Raste Aktive 145
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 119
Fier 8
Shkodër. 6
Berat. 4
Vlorë 3
Korçë. 2
Durrës. 1
Elbasan. 1
Kukës. 1
Gjirokastër. 1