Celebrities Film & Tv Showbiz

27 vite pas filmit të famshëm, John Travolta dhe Bruce Willis bashkohen sërish?!

Mbani frymën njerëz sepse një projekt i ri filmik do të vi nga super aktorët e njohur, John Travolta dhe Bruce Willis. Ka lajm më të bukur se ky?! Sipas mediave të huaja, John dhe Bruce do të luajnë në filmin e ardhshëm “Paradise City”.

Bëhet e ditur se në film, Willis do të luajë rolin e një vrasësi me pagesë i cili kërkon të hakmerret ndaj mbretit të botës së krimit në Hawaii që do të luhet nga Travolta. Ne mezi po e presim, po ju?!

Rikujtojmë, se dy aktorët kanë punuar bashkë në filmat: “Look Whos’s Talking” i vitit 1989 ,“Look Who’s Talking Too” në 1990 dhe në filmin e famshëm të vitit 1994, “Pulp Fiction”. Para disa kohëve, bashkëshortja e aktorit hollivudian John Travolta, Kelly Preston humbi jetën pas një beteje 2-vjeçare me kancerin e gjirit.

Pasi kërkoi të largohej nga media për të mbajtur zi në paqe së bashku me fëmijët, Travolta vendosi të rikthehej me një dedikim për ditëlindjen e bashkëshortes së tij të ndjerë.

Nga ana tjetër, gjatë karantinës u fol shumë për izolimin dhe mënyrën se si personazhet e famshëm po e ruanin distancimin social. Ajo çfarë u komentua më së shumti ishte situata e aktorit hollivudian Bruce Willis i cili ‘u detyrua’ të karantinohej me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Demi Moore.