Celebrities Fashion

Sarah Jessica Parker zbulon veshjen e saj të preferuar në “Sex and The City”!

Seriali shumë i famshëm dhe i dashur për publikun, “Sex and the City”, po rikthehet sërish në ekran dhe jo si film por si serial. Sarah Jessica Parker ka njoftuar rikthimin e “Sex and the City”, teksa protagonistet e serialit do të kenë të njëjtat role që kishin dikur, duke nisur nga Sarah Jessica Parker me rolin e saj si Carrie, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, por nuk do të jetë “Samantha” e Kim Cattrall.

Rikujtojmë, se “Mr. Big”, i luajtur nga aktori Chris Noth ka qenë i ftuar në “The Kelly Clarkson Show”, ku ka përmendur disa nga skenat e tij të preferuara me Sarah Jessica Parker.

Së fundmi, aktorja e njohur Sarah Jessica Parker ka zbuluar se kush është veshja e saj e preferuar në serialin ‘Sex and The City’. Në një intervistë për “Entertainment Weekly”, Jessica rrëfeu se veshja që pëlqen më tepër është bluza e bardhë me fund jeshil dhe xhaketën në ngjyrë gold.

Është veshje shumë romantike dhe delikate. Unë brodha nëpër Paris me atë veshje dhe nuk ishte ajo mënyra sesi personazhi donte ta vishte fustanin.

Tashmë veshja i përket Vanessa Bryant e cila tregoi se këtë fustan e mori dhuratë nga Kobe në 20-vjetorin e martesës së tyre.