Politikë

355 mijë dollarë të shpenzuara për fushatë nga partitë politike, Facebook publikon të dhënat!

Plot 355 mijë dollarë janë shpenzuat nga partitë politike për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit!

Facebook ka përditësuar të dhënat mbi shpenzimet që kandidatët bënë për reklama politike deri në datën 26 prill dhe janë rreth 6,262 të tilla që kapin një vlerë prej 355,512 dollarë.

Ajo që bie në sy është se Partia Socialiste ka rritur ndjeshëm shpenzimet duke kapur vlerën e 67 mijë dollarëve, ndërsa faqet që sponsorizonin punët e qeverisë kapnin një total prej 56 551 dollarësh.

Edhe kryetari i forcës më të madhe opozitare Lulzim Basha ka bërë të njëjtën gjë duke kapur një total shpenzimesh prej 30 mijë dollarësh, ndërsa faqja e Partisë Demokratike ishte në shifra më të ulëta në 5 750 dollarë.

Nga kandidatët , Agron Shehaj i PD ka investuar 22 mijë dollarë në Facebook. Në listën e kësaj force edhe Gazment Bardhi ka rritur ndjeshëm shpenzimet, së bashku me Lefter Gështenjën dhe Genti Strazimiri. Nga PS , listës me shpenzimet më të mëdha i është bashkuar Halit Valteri dhe Alfred Muharremi kandidatë në Tiranë dhe Alban Xhelili, kandidat në Durrës.
Sponsorizimet janë rritur ndjeshëm edhe nga kreu i PSD, Tom Doshi dhe kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, së bashku me dy kandidatët e nismës Thurje, Endri Shabani dhe Rudina Hajdari. LSI ka pasur një rritje të lehtë ku në sy bie Vojo Bregu.

Në nivel qarku, Tirana, Elbasani, Shkodra dhe Fieri ishin ato me shpenzimet më të mëdha, ku padyshim edhe gara mes kandidatëve ka qenë më e fortë.