Health & Beauty Lifestyle

Nëse postoni shpesh në Facebook nuk jeni të lumtur!

Ekspertët kanë veçuar disa postime që bëhen në rrjete sociale, që tregojnë se në jetën reale këta njerëz nuk janë të lumtur. Ata postojnë vazhdimisht edhe gjëra pa rëndësi. Këto persona janë të varur shumë nga teknologjia dhe nuk e imagjinojnë dot jetën e tyre pa bërë status. Për ata mjafton të jenë në qendër të vëmendjes.

Jeta boshe e tyre bën që çdo gjë të mirë që iu ndodh në jetë t’ua tregojnë të tjerëve. Kjo është një shenjë e cila tregon se dëshironi të tregoni lumturinë tuaj. Në fakt, nëse postoni gjëra të tilla, nuk tregon lumturinë tuaj, por vetëm dëshirën tuaj për të plotësuar jetën tuaj boshe. Kërkimet kanë nxjerrë përfundimin se njerëzit të cilët postojnë foto, apo shprehje romantike për jetën e tyre në çift, në fakt ndihen të pasigurt. Njerëzit e sigurt nuk e kanë të nevojshme, t’i tregojnë të tjerëve sa shumë e duan njëri-tjetrin.

Ndërkaq, përmbajtja e fotove dhe postimeve të tjera në platformat kryesore në internet si Facebook, Instagram, Snapchat, Amazon si 19 të tjera, që kanë të paktën 45 milionë përdorues mujorë në Evropë, do të editohet në rast se është e papërshtatshme. Ndryshimet e Kushteve të Shërbimit do të jenë në përputhje me Aktin e ri të Shërbimeve Dixhitale të BE-së me qëllim që të goditet përmbajtja e paligjshme.