Celebrities Gossip Showbiz

Loredana lëndohet gjatë xhirimeve të klipit me Don Xhon! Çfarë i ndodhi reperes?

Pak ditë më parë, Don Xhoni na ka treguar se ai dhe Loredana kanë nisur xhirimet e klipit të këngës që do të nxjerrin në treg. Ky projekt i tyre titullohet “Gjuj për to” dhe fansat që tani janë shumë të ekzaltuar dhe mezi po presin se kur do të publikohet.

Mirëpo, duket se gjatë xhirimeve të klipit, dyshja ka hasur disa probleme. Me anë të një video amatore duket se policia ndaloi xhirimet dhe reperi së bashku me Loredanën janë detyruar të lirojnë hapësirën e bllokuar nga xhirimet. Këtë e bëri me dije vetë reperi me anë të një Instastory para pak ditësh ku ka treguar se ashtu siç duhet ka respektuar rregullat e policisë dhe madje ka publikuar një Instastory ku ka falenderuar dhe ka shpërndarë mesazhin se shteti duhet respektuar.

Mirëpo, duket se problemet nuk kanë patur të ndalur për dyshen gjatë xhirimeve, pasi pak më parë reperja publikoi një Instastory ku dukej se është lënduar në dorën e saj.

Ditën e djeshme, Don Xhoni, nëpërmjet një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram, ka lajmëruar se ka finalizuar xhirimet e këtij projekti. Ai publikoi një foto ku dukej së bashku me Loredanën, teksa falenderoi këtë të fundit dhe gjithë ekipin realizues për këtë projekt, të cilin e cilësoi si madhështor dhe një bombë për të cilën ndjekësit e dyshes duhet të presin deri më 12 nëntor për ta dëgjuar.

Ndërkohë rikujtojmë se, vetëm pak kohë më parë, Don Xhoni ka publikuar këngën e tij të fundit, të titulluar “Trust Me”, e cila i është bashkuar klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top Awards. Projekti i tij renditet në vend të 24-të për këtë javë. Nëse edhe ju e pëlqeni këtë këngë mund ta votoni atë për të qendruar sa më gjatë si pjesë e klasifikimit.

06/11/2021 | Top Awards | Top Channel (top-channel.tv)