Showbiz

4 muaj pas ndarjes nga jeta të Avicii, shtëpia e tij shitet për një shumë marramendëse

Dj i famshëm Avicii rreth 4 muaj më parë u nda nga jeta në mënyrë tragjike pasi ndodhej me pushime në vendlindjen e tij.

Teksa ende kujtohet me shumë dashuri dhe pikëllim, së fundmi mësohet se shtëpia e tij është shitur me një marrëveshje jashtë tregut nga familjarët.

Rezidenca e tij në kodrat lindore të Hollywood i është shitur një personi, identiteti i të cilit do të mbahet i fshehtë, për plot 17.5 milion dollarë.

Kjo shtëpi është blerë nga Dj dhe producenti i ndjerë në vitin 2013 menjëherë pasi korri sukses të jashtëzakonshëm me hitet e tij “Hey Borther” dhe “Wake Me Up”.

Asokohe ai e ka blerë këtë sipërfaqe prej 7000 metra katrorë për 15.5 milion dollarë.